Sheshi Zahir Pajaziti - Prishtina, Kosovo, Albania

Start: Saturday, January 21, 201711:00 PM


Të shtunën, me 21 janar 2017, nga ora 11:00 në sheshin Zahir Pajaziti, edhe Kosova do t’i bashkohet marshit botëror “Gratë Marshojnë” (Women’s March), i cili në Prishtinë po organizohet nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK).


Këto marshe që po organizohen në tërë botën, janë marshe solidariteti të inspiruara nga “Gratë Marshojnë” (Women’s March) në Washington D.C., për t’ju bashkuar iniciativës të quajtur “Marshi i Grave Botërore” (Women’s March Global). Mbi treqind organizime të marsheve të tilla në 80 qytete nga 40 shtete të botës, do t’i bashkohen kësaj iniciative një ditë pas inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA-ve.

“Gratë Marshojnë” (Women’s March) u krijua si nevojë për të adresuar ofendimet, demonizimet, si dhe kërcënimet që u bënë gjatë ciklit të fushatës elektorale ndaj imigrantëve, myslimanëve, njerëzve me ngjyrë, me paaftësi, LGBTI dhe të mbijetuarave/ve të dhunës seksuale. Poashtu, ato kanë një mesazh të qartë për qeverinë e re dhe gjithë botën, që të drejtat e grave janë të drejta të njeriut.

Me po të njejtin mesazh, RrGGK poashtu ngrit zërin kundër gjuhës seksiste të politikanëve Kosovar ndaj grave që janë në pozita udhëheqëse.

#sistermarch #gratemarshojne #StopGjuhesSeksiste

_________________________

On Saturday, 21 January 2017, from 11am at the Zahir Pajaziti Square, the Kosovo Women’s Network (KWN) is organizing a march, to join the global march “Women’s March”.

These marches that are being organized around the world, are solidarity events inspired by the Women's March on Washington, to support the global initiative called “Women’s March Global”. Three hundred national and international marches from 80 cities in nearly 40 countries across six continents, are joining this initiative one day after the inauguration of the US President.

Women’s March initiated as a need to address the rhetoric of the past election cycle that has insulted, demonized, and threatened many of us - immigrants of all statuses, Muslims and those of diverse religious faiths, people who identify as LGBTQIA, Native people, Black and Brown people, people with disabilities and survivors of sexual assault. The Women’s March on Washington will send a bold message to the new government on their first day in office, and to the world that women's rights are human rights.

With the same message, KWN raises its voice against the sexist language used by Kosovar politicians towards women in decision-making positions.

#sistermarch #gratemarshojne #StopGjuhesSeksiste